BALLINA PËR NE
Ekipi Ynë F.A.Q Historia Jonë Rrjeti Ndërkombëtar Kush Jemi Ne Filozofia e Punës Kuvendi Ynë
PROJEKTET GALERIA KONTAKTET KONTRIBUONI
Gjuha:
DHURO ME ZEMËR

Filozofia e punës

Shërbimi ndaj popullit nuk është detyrë — është dashuri, besim dhe angazhim i sinqertë për një shoqëri më të mirë.

Parimet tona

Filozofia e punës sonë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ushqehet nga filozofia e shërbimit të gjerë ndaj shoqërisë. Kjo filozofi është e ngulitur thellë në dashurinë ndaj vendit dhe popullit, i cili ka jetuar e rezistuar këtu për shekuj.

Problemet dhe sfidat e shoqërisë janë thelbi i punës sonë — motor i brendshëm që na shtyn të jemi gjithnjë e më të përkushtuar. Ky "ajsberg" social, i ndërtuar ndër dekada, është pikësynimi ynë kryesor. QSA është platforma ku puqen vullnetet pozitive të bashkëkombësve — në vend dhe diasporë — të cilët analizojnë, menaxhojnë dhe shpërndajnë projektet në vendin dhe kohën e duhur.

Jemi të vetëdijshëm se problemet sociale shtohen dita ditës. Sa herë që tregojmë kujdes për dikë në nevojë, po mbrojmë edhe veten, familjen dhe shoqërinë ku jetojmë. QSA është e hapur për bashkëpunim me çdokënd që tregon gatishmëri — qoftë individ, grup apo organizatë.

Filozofia jonë nuk kufizohet vetëm në kontributin financiar. Anëtarët e diasporës sjellin strategji dhe qasje të avancuara për zhvillim, duke ndihmuar edhe në parandalimin e largimit të popullatës nga trojet stërgjyshore. QSA gjithnjë do t'u jetë mirënjohëse të gjithëve — transparencë dhe shërbim ndaj shoqërisë është ajo çfarë na drejton.

Dhuro me zemër
Filozofia e punës

Shtyllat e filozofisë sonë

Dashuria si shtytës

Veprojmë jo nga detyrimi, por nga dashuria ndaj popullit dhe besimi se çdo ndihmë ka vlerë të madhe.

Angazhim i vazhdueshëm

Problemet sociale kërkon punë të vazhdueshme, të organizuar dhe të mbështetur në të dhëna reale nga terreni.

Bashkëpunim pa kufij

Hapur për çdo individ, grup ose organizatë që vepron me integritet dhe dashuri ndaj popullit — kudo qofshin.

Transparencë totale

Çdo kontribut dokumentohet dhe raportohet — besimi i donatorëve është themeli i qëndrueshmërisë sonë.

Dhuro me zemër