Organi suprem vendimmarrës i QSA-së — ku anëtarësia dhe kryesia vendosin bashkërisht për drejtimin e misionit tonë.
QSA është organizatë autoktone e cila e ka burimin e saj te populli shqiptar. Aktiviteti i saj bazohet në filozofinë: "Nga njerëzit — për njerëzit." Intelektualë të rinj nga të gjitha trojet janë bashkuar për të ndërtuar një organizatë të ndryshme në analizë, qasje dhe filozofi.
QSA është e pavarur dhe apolitike. Asnjë person nuk mund të përjashtohet për shkak të origjinës, kulturës, moshës, gjinisë, racës, pikëpamjeve politike e fetare, apo aftësive të kufizuara. Anëtarët bashkohen për të treguar solidaritet me ata që shpesh mbeten të padukshëm.
QSA është e hapur — nga trojet shqiptare dhe diaspora — duke përfshirë edhe partnerë jo-shqiptarë. Të gjitha qendrat janë të regjistruara ligjërisht dhe kanë Asamble, Presidencë, Anëtarësi dhe statute, në përputhje me ligjet e shteteve ku veprojnë.
Dhuro me zemër
Organi suprem i organizatës — mblidhet rregullisht, miraton raportet vjetore dhe zgjedh kryesinë. Çdo qendër është e përfaqësuar me të drejta të barabarta.
Zgjedhët nga Kuvendi dhe drejton punën operative. Koordinon të gjitha qendrat dhe siguron zbatimin e vendimeve të Kuvendit brenda afateve të caktuara.
Mbikëqyr punën financiare dhe administrative. Garanton transparencë dhe llogaridhënie ndaj anëtarëve, donatorëve dhe publikut të gjerë.
Secila qendër ka Asamble dhe Kryesi lokale të pavarura operacionalisht, por të koordinuara me misionin dhe standardet globale të QSA-së.