BALLINA PËR NE
Ekipi Ynë F.A.Q Historia Jonë Rrjeti Ndërkombëtar Kush Jemi Ne Filozofia e Punës Kuvendi Ynë
PROJEKTET GALERIA KONTAKTET KONTRIBUONI
Gjuha:
DHURO ME ZEMËR

Kush jemi ne

Organizatë autoktone, e pavarur dhe apolitike — në shërbim të popullit shqiptar pa dallim origjine, kulture apo besimi.

Identiteti ynë

Kush jemi ne

QSA është një organizatë autoktone, e cila e ka burimin e saj te populli shqiptar dhe i shërben pikërisht atij. Aktiviteti i saj bazohet në filozofinë: "Nga njerëzit — për njerëzit." Shumë intelektualë të rinj nga trojet shqiptare janë bashkuar për të ndërtuar një organizatë të ndryshme në analizë, qasje dhe filozofi.

QSA është organizatë e pavarur dhe apolitike. Në qendër të vëmendjes është njeriu, i cili në trojet tona shpesh vuan për gjërat më themelore: ushqim, strehim dhe arsim. Asnjë person nuk mund të përjashtohet për shkak të origjinës, kulturës, moshës, gjinisë, racës, pikëpamjeve politike e fetare, apo aftësive të kufizuara.

QSA e ka bërë objektiv të sajin të jetë mbrojtëse dhe zëdhënëse e kësaj shtrese shoqërore, me qëllim sensibilizimin e shoqërisë. Organizata është e hapur — nga trojet shqiptare dhe diaspora — dhe ka arritur të përfshijë edhe partnerë jo-shqiptarë si gjermanë, zviceranë, turq e të tjerë.

Të gjitha qendrat brenda QSA-së janë të regjistruara ligjërisht, funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe kanë Asamble, Presidencë, Anëtarësi dhe statute, në përputhje me ligjet vendore.

Dhuro me zemër
Kush jemi ne

E pavarur & Apolitike

E lirë nga çdo ndikim partiak — i përgjigjet vetëm popullit dhe misionit të vet humanitar.

Gjithëpërfshirëse

Hapur për të gjithë pa dallim — nga trojet shqiptare, diaspora dhe partnerë ndërkombëtarë.

Transparente & Ligjore

Qendrat janë të regjistruara ligjërisht me raporte vjetore publike për çdo donator.

7
Shtete
18
Vite punë
155
Projekte
∞
Vullnetarë
Dhuro me zemër