Solidariteti nuk njeh kufi — dhe për QSA-në nuk njeh as specie. Pasi kemi qenë shpresë dhe bukë për shumë nevojtarë njerëzorë, me projektin "Shtëpizat e Zogjëve" dëshirojmë të hapim horizontin e dhembshurisë edhe ndaj botës së gjallë që na rrethon.
Projekti synon vendosjen e shtëpizave ushqyese për zogjtë në zona të banuara — si model i bamirësisë ndaj çdo krijese dhe si traditë e gjeneratave të mëparshme që duhet rikultivuar.
Ku do vendosen shtëpizat?
- 10 shtëpiza në rrethinën e komunës së Likovës
- 10 shtëpiza në Kumanovë
- 10 shtëpiza në Shkup
Çdo shtëpizë do të shoqërohet me mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shpezëve. Projekti synon gjithashtu t'i frymëzojë banorët lokalë të kontribuojnë — nga donacionet madhore deri tek troshkat e bukës.
Kjo është kontributi ynë fillestar — dhe ftesë për të gjithë komunitetin që ta bëjë traditë kujdesin ndaj natyrës.
Kujdesi për natyrën fillon me neBëhuni pjesë e kësaj tradite bashkëdhjembshurie.
Dhuro tani